Lajme

Betohen 251 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 29 July 2022

Edhe 251 ushtarë të rinj i janë shtuar sot ushtrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij tha se është kënaqësi që brenda një viti kemi mbi 1000 ushtarakë më shumë.

Ai tha se kjo rritje do të vazhdoj edhe më tej.

-Advertisement-

“Kjo rritje do të vazhdojë, pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në muajin shtator do të shpallim konkursin e ri për 612 ushtarë aktivë dhe 367 rezervë.

Për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, ne na duhen personel i përgatitur dhe me pajisje moderne, për këto do të punojmë fort dhe pa u ndalur”, ka thënë Mehaj.

Ai gjithashtu iu drejtua edhe ushtarëve të rinj të cilët u betuan sot.

“Të dashur ushtarë, ju keni qenë ëndrra më e madhe e popullit tonë, sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi.

Sot përpos neve dhe familjarëve tuaj që jemi mbledhur këtu, e ndjej që sikur edhe dëshmorët tanë janë këtu me ne, ata janë krenar, ata janë pafundësisht krenar me ju. Ata janë të qetë sepse atdheun e kanë lënë në duar të sigurta.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është dhe do të mbetet gjithnjë krenaria jonë kombëtare, është ajo që ëndrrën për liri na e bëri realitet, është ajo që jeton brenda nesh.

Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Mehaj tha se misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera