Lajme

Beteja që la të vdekur 976 mijë persona

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 21 February 2020

Në Verdun të Francës më 21 shkurt të vitit 1916, fillon beteja më e përgjakshme e Luftës së Parë Botërore midis ushtrive gjermane dhe franceze.

Një rivlerësim në vitin 2000, gjeti se nga 715 mijë viktima, 377 ishin francezë dhe 337 mijë gjermanë me një mesatare prej 70 mijë viktima për çdo muaj të betejës.

Beteja e Verdunit është cilësuar një nga më të gjatat dhe më të kushtueshmet në historinë njerëzore.

-Advertisement-

Rivlerësime të tjera të fundit thonë se numri i viktimave arriti në 976 mijë deri në përfundim të betejës, 18 dhjetor 1916, që rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera