Lajme

Besnik Tahiri-Kurtit e Vitisë: Çka dreqi u bo që nuk po i blini vaksinat kundër Covid-19?

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 14 May 2021

Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka kritikuar punën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai thotë se qeveria me në krye Albin Kurtin po tregon paaftësi në kryerjen e detyrave shtetërore.

“Një pyetje për kryeministrin Kurti dhe për ministrin Vitia. A bën me na tregu burra çka o problemi? Buxhetin e keni, sistemin një burimor të një kontraktimi për blerjen e vaksinave e kanë. Për këtë temë nuk kanë opozitë”, tha ai për RTV21.

“Në histori të qeverisjes për një temë madhore siç është kjo, opozita është bashkë me qeverinë. Prandaj jemi bashkë. Si Aleancë ne veç do t’i duartrokasim blerjes së vaksinave”, theksoi Tahiri.

-Advertisement-

“Atëherë çka dreqin u bo që s’po i blejnë këto vaksina? A është problem keqmenaxhimi a është problem mosveprimi. Mund të lindin dyshime edhe për korrupsion. Nuk po aludoj, mirëpo fakti që krejt janë pro, buxheti është dhe nuk po vendoset, atëherë kjo tregon se s’kanë zotësi”, përfundoi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera