Lajme

Besnik Tahiri i reagon ashpër Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 26 December 2021

Deputeti AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna.

Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të merret me krizen energjetike dhe të gjejë zgjidhje për Vitin e Ri.

”Në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezultatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Reagimi i plotë i tij:

Në nivel lokal maten rrezultatet e jo ligjeratat, në komunë janë 24 përgjegjësi ekzekutive, që kryetari, si zyrtari kryesor administrativ, i ushtron në emër të shtetit nga poshtë.

Në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezultatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera.

Albin, lëri kritikat për kryetarët e komunave, gjej zgjidhje për energji për Vit të Ri 2022, merru me krizën më të madhe që e dërrmoi popullin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera