Lajme

Besnik Tahiri e quan Kurtin “mashtrues të sofistikuar”: Ai e ka hapur vetëm një urë, atë të Saradranit

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 14 August 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë instrument lidhës e jo ndarës.

“Ura duhet të hapet, ta ushtrojë funksionin e vet praktik, pra të jetë instrument lidhës e jo ndarës. Dhe, ura nuk duhet të na shkaktojë armiqësi me vendin, që në esencë e ka bërë shtetin e Kosovës.”

Tahiri ka thënë se Kosova është “shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm”.

-Advertisement-

“Tash, të flasim për gjendjen në Kosovë – është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë. Janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë.”

Ai ka shtuar se edhe dy javë nis mësimi “ndërsa vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti” i MASHTI’t me tekste shkollore.

Sipas Tahirit, ekonomia është buzë kolapsit.

“Edhe dy javë nis procesi mësimor, ndërsa  vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit me tekstet shkollore, vetëm për ta shtypur një të drejtë elementare të qytetarit. Ekonomia është buzë kolapsit, ndërsa sektori publik është me pagën më të ulët në nivel rajonal dhe më gjerë. E, për pagën, çka të flasim, minimale nuk kanë bërë asgjë.”

Ai ka ironizuar duke thënë se Kurti ka hapur vetëm një urë, atë të Saradranit.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës duhet të kuptojnë se Albin Kurti e ka hapur vetëm një urë, atë të Saradranit. Ai po donë që këtë popull me lidhë me një shtyllë afër urës dhe çdo ditë të na tregojë se a është lyer ura, a mund të kalojë një kamion, a foli me komandantin e KFOR-it apo jo.”

Tahiri e ka quajtur Kurtin “mashtrues të sofistikuar”.

“Shihni përtej kësaj, ky është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri. Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me ShBA-në dhe vendet e BE-së. Pra, mashtruesi i sofistikuar don me na mbajt të lidhur për ure!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera