Lajme

Besnik Tahiri: E pakuptimtë që Ligji i Pagave të mos sillet në kuvend, qeveria ka dështuar

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 25 July 2022

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është e pakuptimtë që Ligji i Pagave në tri momente të shtyhet dhe të mos sillet në kuvend.

Në deklarimin e tij para mediave pas mbledhje së kryesisë, ai tutje tha se qeveria ka dështuar.

“Seanca e radhës është e caktuar të enjten me disa pika të rendit të ditës, të premten vazhdimi i seancës që ka mbetur. Me dakordim të grupeve parlamentare pika e parë do të jetë debati për liberalizimin dhe rezoluta e kuvendit që u propozua nga AAK që të adresojë dhe të kërkojë nga qeveria veprime konkrete për këtë temë”.

-Advertisement-

“Ajo që e ngrita në kryesi lidhet edhe me dy interpelanca që ne i kemi kërkuar. Interpelancën për Ligjin e Pagave, për mua është e pakuptimtë plotësisht që në tri momente të shtyhet dhe të mos sillet në kuvend, realisht qeveria ka dështuar dhe duhet të ballafaqohet me ministrat të shohin pse. Dhe Ligjin për zyrtarët publikë që lidhet fillimisht me amandamentimin e këtij ligji që shumë agjencione kanë filluar të bëjnë rregullore të veta për rregullim të pagave, rregullim të brendshëm në mungesë të ligjit. Janë mbi tre mijë vende pune që nuk po mbushen në mungesë të veprimeve të Qeverisë”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera