Rozë

Besnik Qaka feston ditëlindjen, bashkëshortja e befason me tortë dhe dedikim të veçantë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 02 December 2017

Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ka qenë një emër mjaft i përfolur në media këtë vit.

Ai i dha fund beqarisë në muajin shtator, duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me bukuroshen nga Peja, Lolita Begolli.

-Advertisement-

Dje (e premte), Besniku ka festuar ditëlindjen e tij, ndërsa është befasuar me një surprizë të këndshme nga bashkëshortja.

Lolita kishte përgatitur një tortë për më të dashurin e saj, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar: “Urime dashuria ime”.

Ndërkohë, këngëtari Qaka i mahntiur nga kjo surprizë, vendosi që ta ndajë me fansat përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë që çifti vitin e ardhshëm, pritet që të bëhen prindër për herë të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera