Lajme

Besian Mustafa për qeverinë: Mungesa e përgjegjësisë dhe profesionalizmit do të rëndoj kuletën e qytetarit

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 18 January 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media, ku temë diskutimi ishte shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, gjatë kësaj konferencë tha se çmimi dhe faktuarat e energjisë do të pësojnë një rritje drastike.

E për këtë gjë ai e fajëson qeverinë, duke thënë se kjo është mungesë e profesionalizmit dhe njohurisë.

-Advertisement-

“Mungesa e përgjegjësisë, profesionalizmit, njohurisë dhe vullnetit për punë pro aktive e qeverisë do të rëndoj kuletën e qytetarit, duke e rritur çmimin e faturës se energjisë elektrike për 42 përqind.”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu e quajti të paaftë qeverinë për të menaxhuar furnizimin me energji elektrike,

“Paaftësia e qeverisë për të menaxhuar furnizimin me energji elektrike, i ka kushtuar qytetarit të Kosovës 20 milion euro të ndara për KOSTT-in, 20 milion euro të ndara për importin e energjisë dhe 75 milion euro për subvencionim të çmimit të energjisë”, shtoi deputeti.

Po ashtu, Mustafa tha se ky shtrenjtim do të rëndoj ekonominë e vendit dhe prodhimin vendor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera