Sport

Beshiktash – Skënderbeu, ky është rezultati i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 12 January 2018

Skënderbeu ka humbur edhe testin e dytë miqësor që ka zhvilluar në tokën turke. Para disa ditësh, korçarët u mundën me shifrat 3-0 ndaj Bursasporit, ndërsa ditën e sotme miqësorja ishte programuar me një emër të madh të futbollit turk, Beshiktashin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, me një episod jo fort të zakontë për futbollin. Një rast “fair-play”, pasi Beshiktashi zhbllokoi shifrat në një moment kur korçarët po i kushtonin vëmendje Jashanicës që ishte i dëmtuar. Trajneri i Beshiktashit urdhëroi në këtë mënyrë, që ekipi i tij të lejonte Skënderbeun të shënonte.

Në të 52-tën, ishte Pektemek që kaloi përsëri në avantazh turqit, ndërsa sulmuesi i njohur Negredo shënoi edhe të tretin. Lilaj ngushtoi shifrat në minutën e 90-të, por kaq nuk mjaftoi, me Skënderbeun që e mbylli përfundimisht 3-2 miqësoren.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera