Sport

Me Besartën, porta e Kosovës është më e sigurt

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 15 April 2018

Krahas përfaqësueseve të meshkujve, Kosova po i krijon edhe përfaqësueset e femrave në futboll.

Deri më tash fitoret e Përfaqësueses A në futboll për femra ishin të rralla, por në shtabin teknik vlerësojnë se janë bërë hapa të dukshëm para.

Si te meshkujt, edhe në Përfaqësuesen e femrave lojtaret e zhvilluara jashtë vendit vlerësohet se japin kontribut të madh. Përzgjedhësja Afërdita Fazlija nën urdhra ka lojtare që bëjnë karrierë në Kosovë, Shqipëri, por edhe në Gjermani, Zvicër, Suedi e Islandë.

-Advertisement-

Në Gjermani, Kosova e ka gjetur një portiere që është vlerësuar shumë lart pas paraqitjeve të para.

“Punën e portës e kemi të zgjedhur besoj. Është portierja Besarta Leci që në ndeshjet në Alanya, një muaj më parë, ka shfaqur vlera të larta. Ka sjellë stabilitet dhe më për portë nuk kemi brenga. Edhe portieret e tjera kanë nivel, por me Lecin jemi të kompletuara”, ka thënë Fazlija..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera