Sport

Besa transferon një lojtar nga skuadra kampione

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 05 November 2018

Skuadra e futsallit e Besës ka transferuar Bardh Kelmendin. Ai vjen nga Feniksi që fitoi titullin e kampionit edicionin e kaluar.

“Bardh Kelmendi është një ndër lojtarët më të mirë të elitës së futsalit Kosovarë dhe ka vendosur që t’i bashkohet Besës në rrugëtimin drejt titullit dhe pjesmarrjen në garat ndërkombëtare. Kelmendi ishte pjesë e ekipit të Feniksit nga Drenasi por pas shuarjes së këtij klubi, Kelmendi zgjodhi FC Besën duke e ditur rendësinë dhe peshën e madhe që ky klub ka për sportin dhe futsalin Kosovarë. Ishte deshirë e madhe e lojtarit në fjalë që t’i bashkohej klubit tonë, dhe duke ditur kapacitetin e tij ne e kemi sjellë Bardhin në Pejë”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Besa së fundmi u deklasua nga Prishtina në kryeqytet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera