Lajme

Besa Gaxherri thotë se është gabim teknik vota e saj pro buxhetit

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 10 December 2017

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri ka dalë pro buxhetit të Shtetit. Të paktën kështu ka vepruar kur është votuar për buxhetin e Shtetit. Ndërkohë, deputetja tjetër e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka dhënë votën kundër.

Deputetët e LDK’së kishin vendosur të votojnë kundër buxhetit të Shtetit vetëm nëse partitë në pushtet do të arrinin të kenë 61 vota.

Në këtë formë, kur buxheti ka marrë 61 vota, deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri ka votuar pro buxhetit. Ndërsa, deputetja tjetër, Hykmete Bajrami, ka dhënë votën kundër buxhetit të propozuar nga Qeveria që ka kaluar sot në lexim të parë.

-Advertisement-

Gaxherri ka thënë se s’ka votuar dhe është kundër buxhetit.

“Është gabim teknik. LDK e ka pas dhe e mbanë atë qëndrim. Unë dhe LDK jemi kundër. Po më vjen keq por duhet të rregullohet. Unë nuk kam votuar”, ka thënë Gaxherri, për Gazetën Express.

Seanca për Buxhetin e Shtetit ka përfunduar shpet pasi vetëm është votuar për Projektbuxhetin për vitin 2018.

Kështu, nga 64 deputetë sa kanë votuar, 62 janë deklaruare pro buxhetit, ndërsa, vetëm dy kanë votuar kundër.

Edhe pse kanë marrë pjesë në seancë, Opozita s’ka marrë fare pjesë në votim. Pra, ata nuk e kanë shfrytëzuar fare të drejtën për të votuar pro, kundër apo abstenim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Projektbuxheti do të kalojë nëpër Komisionet Parlamentare për t’u rikthyer përsëri në Kuvend për miratim përfundimtar.

Votimi i buxhetit ishte testi i parë i Qeverisë Haradinaj për të testuar nëse e kanë shumicën e votave në Parlamentin e Kosovës.

Buxhetin për vitin 2018 kap vlerën prej 1 miliard e 829 milionë euro. Në bazë të këtij buxheti parashihet që rritja ekonomike të jetë 4. për qind.

Nga vlera e përgjithshme e buxhetit, 687 milionë parashihen për investime kapitale.

Para se ti nënshtrohet votimi, në dy seancat e kaluara ka pasur debate të ashpra dhe mospajtime ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre të opozitës. Përderisa pozita pohon se buxheti siguron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, deputetë të opozitës e kanë vlerësuar si buxhet me shifra të fryra dhe jo real. Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës do të grumbullojë 446 milionë euro, ndërsa Dogana e Kosovës 1 miliard e 175 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera