Besa fituese e turneut “Shkëlzen Haradinaj” në futsall
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 25 Prill 2018
Besa e Pejës e ka fituar edicionin e pestë të turneut tradicional në futsall “Shkëlzen Haradinaj”, i cili u mbajt mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan infokusi.
Në ndeshjen finale pas një loje mjaft interesante, rivalizuese, e me plot aksione atraktive skuadra pejane iu gëzua fitores kundër Feniksit nga Drenasi, me rezultat 2:1. Besa kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Agon Rexhës. Feniksi reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin me golin e Shqipron Brahimit, në minutën e 7-të.
Megjithatë, pejanët arritën ta kthejnë epërsinë në minutën e 16-të, me golin e Jeton Rukovcit, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores, pasi në vazhdim arritën të mbrohen mirë, me gjithë presionin e vazhdueshëm të Feniksit. Paraprakisht në gjysmëfinale Besa e mposhti Prizrenin, me rezultat 6:1, derisa Feniksi e mundi Prishtinën, 4:0. Para ndeshjes finale u zhvillua edhe një ndeshje revyale, ku Veteranët e Prishtinës, në ekipin e të cilëve u paraqitën edhe nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi e sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu e mundi ekipin e Veteranëve të Dukagjinit, me rezultat 3:2.
Në fund u shpërndanë medaljet dhe kupat e turneut. Portieri më i mirë u shpall Arbnor Krasniqi i Besës, të cilin kupën ia ndau Hajdar Sutaj. Golashënuesi më i mirë ishte Agon Ramadani i Feniksit, kupën të cilit ia dorëzoi Muharrem Sahiti, derisa lojtari më i mirë i turneut u shpall Agon Rexhaj, kapiten i Besës, e trofeun ia dorëzoi Rasim Gimolli.
Medaljet për skuadrën e Feniksit i shpërndanë Ilaz Mjaku dhe Ekrem Ahmeti, derisa medaljet për skuadrën e Besës i ndau sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, derisa trofeun e turneut kapitenit të Besës, Agon Rexhaj ia ndau nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...


















































