Sport

Besa e Kavajës – Kosova U21, ky është rezultati final i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 15 November 2018

Përfaqësuesja e 21 vjeçareve të Kosovës ka triumfuar në duelin kontrollues të zhvilluar sot në Kavajë ndaj ekipit vendas të Besës 0-1.

Autorë i vetëm i golit në këtë përballje ka qenë Rrezart Hoxha në minutën e 28-të të ndeshjes.

Kujtojmë që Përfaqësuesja e Kosovës e moshave U21 po mban kampin katër ditor në bregdetin shqiptar, më saktësisht në qytetin e Durrësit.

-Advertisement-

Kosova ka mbledhur futbollistët e gjeneratave 1998 dhe 1999, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e ardhshme.

Trajnerët Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, do të kenë në dispozicion 25 futbollistë në këtë kamp.

BESA – KOSOVA U21 0-1

Shënues: Rr.Hoxha 28’

Besa: Dobjani, Kullolli, Bushi, Dikson, Shaljani, Ndraxhi, Mwllugja, Thaci, Celhaka, Cara, Cekici. (U aktivizuan dhe: Zeqiri, Deliu, Krasniqi, Onuh, Koldashi). Tr. Gentian Begeja

Kosova U21: Gashi, E. Sadiku, Hamdiu, Sadriu, Celina, Rexha, K.Krasniqi, Rr.Hoxha, Limani, Ajdarevic, Visoka. (U aktivizuan dhe: Bl.Berisha, Mucastena, Sh.Sadiku, Salia, Sulejmani, Azizi, Arj.Krasniqi, Callaku, Lumi, A.Berisha, Dinaj, Bakalli). Tr. Rafet Prekazi.

Gjyqtarë: Qazim Copa, Harjan Lila, Saed Kazazi (Kavajë).

Karton i verdhë: Limani 42’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera