Rozë

Bes Kallaku bën deklaratën e papritur në emisionin e Ermalit

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 13 October 2017

Dhëndri i vitit ose një prej dhëndurëve më të përfolur të vitit, këtë të shtunë do të jetë i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ për të rrëfyer më shumë për prapaskenat e dasmës, largimin nga Portokallia, por edhe projektet e reja që ka ndër mend të nisë së shpejti.

Kudo ku është Bes Kallaku, atmosfera nuk mund të kalojë pa humor, kështu që edhe pyetjeve të Ermalit ai u jep të tilla përgjigje.

Në një video që dy aktorët kanë ndarë në profilet e tyre për puntatën e kësaj të shtune, Besi është përballur me të gjitha llojet e pyetjeve. Siç mund të kuptohet, Ermali nuk mund të linte gjë të shpëtonte pa u sqaruar publikisht, madje edhe për raportin me Xhensilën.

-Advertisement-

Mes ngacmimeve që, me siguri, nuk kanë qenë të pakta, Besi është përballur edhe me pyetjen nëse Xhensila ka qenë e dashura e tij e parë: “Harrove kur ishim bashkë?” ia kthen Besi, Ermalit me të qeshur duke i lënë të gjithë pa fjalë me batutën e radhës.

Nder te tjera tha edhe se kur kishte dhene gjak per vjehrren, shoku i tij i kishte thene “ta piu gjakun vjehrra”. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera