Sport

Bersant Celina vendos për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 07 November 2017

Bersant Celina ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka deklaruar se është i lumtur tek Ipswich Town, që garon në Championship, në kategorinë e dytë të Anglisë dhe nuk do të kthehet gjatë muajit janar te skuadra e Manchester Cityt.

21-vjeçari te Ipwich Towni është huazuar nga Manchester City. Në Championship, këtë edicion në 11 paraqitje ka shënuar pesë gola.

-Advertisement-

“Do të jem këtu për aq kohë sa të mundem. Unë jam i lumtur. Grupi i lojtarëve është shumë i mirë dhe ndiej kënaqësi të luaj këtu. Janë të mahnitshëm, të gjithë miq të mirë që luajnë për ekipin dhe kjo mund të jetë e pazakontë në futboll”, ka thënë Celina për “eadt.co.uk”.

Ai nuk pati shumë minutazhë në fillim të këtij edicioni. Por tash është stabilizuar dhe thotë se këtë e ka arritur me shumë punë.

“Kam qenë i frustruar sepse gjithmonë dëshiroj të luaj futboll. Kjo është ajo që dua të bëj. Të luaj gjatë gjithë kohës. Unë i kam kuptuar arsyet e trajnerit pse nuk kam luajtur, por ndiej se tani po më beson dhe unë e vlerësoj këtë”, ka theksuar Celina, transmeton Koha.

Ipwsich Toën zë vendin e shtatë me 25 pikë. Celina është i bindur se në fund ekipi i Ipwsichit do të jetë në mesin e gjashtë ekipeve më të mira të “Championshipit”, ku do të luftohet më pas për inkuadrim në Premier League.

“Dallimi i pikëve nga pozita e katërt deri në të shtatën nuk është i madh dhe nëse ne vazhdojmë të fitojmë, atëherë mund të jemi mes gjashtë të parave. Jemi në rrugë të mirë”, është shprehur Celina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera