Sport

Bernard Challandes lë jashtë yllin e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 04 October 2018

Bersant Celina nuk do të jetë i grumbulluar me Kosovën për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Maltës dhe Ishujve Faraoe.

Lajmi është konfirmuar nga vetë selektori Bernard Challandes, i cili ka konfirmuar për “Super Sport Kosova” se nuk pranon të kushtëzohet nga asnjë futbollistë për minutat në fushën e lojës.

22 vjeçari nuk u inkuadrua fare në lojë në fitoren e Kosovës muajin e shkuar përballë Ishujve Faroe (2-0), dhe me shumë mundësi këtu ka lindur një “problem” i ri për teknikun e “Dardanëve”.

-Advertisement-

Megjithatë Challandes nuk e përjashton mundësinë që Celina të jetë i ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor, njëherit edhe ndeshjet e fundit që Kosova i zhvillon për Ligën e Kombeve, ndaj Azerbejxhanit në shtëpi dhe Maltës në udhëtim.

Ndryshe Challandes do ta publikojë emëroren prej 24 futbollistëve këtë të premte për dy ndeshjet e muajit tetor, ndërkohë risi e kësaj liste priten të jenë Valon Berisha që luan te Lazio, Lirim Kastrati te Lokomotiva e Zagrebit dhe Ardin Dallku që luan te Vorskla Poltavas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera