Sport

Bernard Challandes flet para sfidës ndaj Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 05 September 2018

Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, para nisjes për në Baku, shkruan GazetaFokus.

Ndërkaq, që gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishn bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.

Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa neër Kombëtarja udhëton për Baku.

-Advertisement-

Bernard Challandes, përzgjedhës ka deklaruar.

“Unë dhe shtabi teknik kemi punuar mjaft këto ditë si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kemi ushtruar lojën presing, gjuajtjet e lira, nga kënda e pika e bardhë. Kemi një kundërshtar mjaft të fort e me agresivitet. Dua të kemi një ekip të mirë dhe nuk jam i fokusuar në individë E di që të gjithë kanë dëshirë të luajnë, por ne duhet ta dimë se kemi dy ndeshje dhe duhet të kemi lojtarë për dy ndeshje. Do të bëjmë atë që mundemi më së miri”, ka deklaruar trajneri i Kombëtares. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera