Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 18 April 2024
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.
Shefja e Parlamentit serb i arsyeton ndalimet me siç thotë , “cenimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.
“Unë supozoj se njerëzit më në fund u janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”.
Gjatë së mërkurës qindra qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.
Autoritetet serbe ndaluan 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviq.
Pesë nga ta u liruan të mërkurën, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, por jo edhe Jankoviq të cilit tashmë iu ka caktuar masa e ndalimit 48 orësh.
Të tjera
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave me ar...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...