Lajme

Bërnabiq: Vendimi i Kroacisë për t’ia ndaluar vizitën Vuçiqit është skandaloz

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 17 July 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot se vendimi i qeverisë kroate për të ndaluar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të realizonte një vizitë private në këtë vend ishte skandal i dorës së parë.

“Është njësoj sikur t’ia ndaloni presidentit të Izraelit të vizitojë Aushvicin. Është një vendim anti-evropian dhe anti-civilizues dhe një nëpërkëmbje brutal e lirisë së lëvizjes. Mos e analizojmë se sa shumë thotë për mosrespektimin e viktimave serbe”, tha ajo për TV Pink, transmeton Klankosova.tv

Sipas raportimeve të mediave kroate, kreu i shtetit serb kishte planifikuar të vizitonte privatisht qytetet Jasenovac dhe Pakrac, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera