Lajme

Bërnabiq: Nuk besoj që Gjermania do të ofrojë zgjidhje për Kosovën e Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 18 April 2019

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot se ajo nuk beson se Gjermani do të dal me një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë gjatë samitit në Berlin, pasi siç thotë ajo, të gjithë e din që për Serbinë nuk do të prezantohet ndonjë zgjidhje e gatshme.
Bërnabiq pretendon se tentimet eventuale janë që të ndryshohet formati i negociatave në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Ajo po ashtu ka thënë se dialogu nuk do të rifillojë derisa Qeveria e Kosovës të heq taksën ndaj mallrave Serbe.

“Unë nuk e besojë atë, të gjithë e dinë që Serbia nuk është një vend për të ofruar zgjidhje. Dialogu ka ndaluar dhe nuk do të rifillojë deri sa të tërhiqet vendimi për taksën”, ka thënë Bërnabiq para gazetarëve.

-Advertisement-

Në takimin e Berlinit më 29 prill do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE, ndërsa Kosovën dhe Serbinë do t’i përfaqësojnë presidentët dhe kryeministrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera