Lajme

Bërnabiq: Në pozicionin negociator të BE-së për Serbinë, përmendet normalizimi e jo njohja e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 17 June 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë që nëse Serbisë i kërkohet që të njohë pavarësinë e Kosovës për hir të anëtarësimit në BE, atëherë pozicioni zyrtar negociues i BE-së për Serbinë duhet të ndryshohet, gjë që mund të jetë e vështirë për shkak të pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin.

“Dëgjuam dje se Serbia nuk duhet të habitet që gjithnjë e më shumë njerëz nga BE-ja theksojnë se nuk mund të bëhet anëtare e Unionit nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Bërnabiq në seancën e Forumit të Dialogut të Prespës në Ohër, përcjell Klankosova.tv.

Kjo i ndryshon qëllimet, tha Bërnabiq derisa theksoi se deklarata të tilla erdhën nga presidenti kroat Zoran Milanoviq ose kancelari gjerman Olaf Scholz në Beograd.

-Advertisement-

“Kjo është ndryshe nga ajo që kemi në qëndrimin zyrtar negociator të BE-së për Serbinë”, tha Bërnabiq ku i tregoi publikut qëndrimin zyrtar të BE-së dhe kapitullin 35, ku flitet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe  ku Kosova është e shënuar me një fusnotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera