Lajme

Bërnabiq del nga takimi i Ramës me liderët e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 17 July 2023

Takimi informal i liderëve të rajonit për të diskutuar mbi procesin e Berlinit, takim ky që do të mbahet në Tiranë në tetor, po vazhdon në “Vilën 30” qeveritare në kryeqytetin shqiptar.

Në takim janë krerët e shteteve të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në këto momente ka dalë nga ky takim, raporton gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani.

Atë e përcolli deri te makina kryeministri shqiptar, Edi Rama.

-Advertisement-

Kujtojmë se në këtë takim, ku po merr pjesë edhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, nga Kosova nuk është askush i pranishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera