Sport

“Bernabeu” është i Asensios, Zidane ka disa fjalë për Bale (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 28 August 2017

Asensio ka lënë nën hije Balen.

Marco Asensio është vetëm 21 vjeç, por po tregon se ka një të ardhme të ndritur. Ai shënoi dy golat e “Los Blancos” në barazimin 2:2 me Valencian në “Santiago Bernabeu”.

Marca shkruan se talenti spanjoll ka fituar zemrat e gjithë tifozëve, atyre që tani e duan jashtë ekipit anësorin uellsian, Gareth Bale, që bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Por, trajneri francez, Zinedine Zidane, e ka mbrojtur 28-vjeçarin nga kritikat, ashtu si Karim Benzeman.

-Advertisement-

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Gareth është Gareth. Duhet të punojmë shumë dhe të mbështetemi te Gareth, ashtu si te lojtarët tjerë”, tha Zidane.

“Situata e Bale është mirë. Kishte raste, por nuk shënoi dhe do të punojmë në këtë drejtim. Nuk mund t’i kritikoj lojtarët, e kundërta, jam i lumtur me punën e tyre”, shtoi Zizu. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera