Berlusconi: Më ktheni Milanin, e bëj sërish të madh
Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 14 October 2019
Milani ka qenë në vështirësi prej sezonit 2010-2011 kur fitoi titullin e fundit të Serie A dhe Silvio Berlusconi shiti ekipin.
Por ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se e vetmja mënyrë që kuqezinjtë të rikthehen në maja është nëse klubi i kthehet serish atij.
Stefano Pioli po kërkon të shpëtojë sezonin e nisur si mos më keq të Milanit pasi Marco Giampaolo u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjesh.
Ishte Berlusconi në krye të Milanit, kur kuqezinjtë u kurorëzuan 8 vite më parë si kampionë në Itali, para se të vendoste ta shiste klubin tek konsorciumi kinez në 2017, teksa Elliott Management ka marrë kontrollin për shkak të dështimit për shlyerjen e borxheve.
Gjatë prezantimit të Piolit javën e kaluar, drejtuesi i klubit Ivan Gazidis, pretendoj se ishte Elliott Management që shpëtoi gjigantët italianë nga falimentimi dhe përfundimi në Seria D.
Pas kësaj deklarate nuk ka vonuar reagimi i Berlusconit, edhe pse në një formë vulgare.
“Këto janë fraza që dikush i thotë vetëm nëse futet në tualet dhe ka mbyllur edhe derën,” i tha Berlusconi TeleLombardia, duke vijuar më tej “Sa i përket mënyrës sesi ta kthejmë Milanin serish të madh kaluarës, kjo është e thjeshtë, por në të njëjtën kohë është e vështirë të ndodhë: Jepja klubit përsëri Silvio Berlusconit”.

T� tjera
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...




































