Berlusconi lëvdon Deneuve: Femrat “vdesin” që meshkujt t’i joshin
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 12 January 2018
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lavdëruar aktoren franceze, Catherine Deneuve, këtë të enjte, për mbrojtjen e meshkujve të akuzuar për sulme seksuale në vazhdën e skandalit të ish-regjisorit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein.
“Catherine Deneuve tha disa fjalë të bekuara”, u shpreh 81-vjeçari, i cili dha dorëheqjen në vitin 2011 pas përfshirjes në një skandal të ngjashëm, të ashtuquajturën “Bunga Bunga”, për festat e shumta me femra të reja, por edhe pas hetimit për marrëdhënie seksuale me prostituta minorene.
“Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato”, tha ai në një intervistë televizive. “Nuk kam shumë eksperienca në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”.
Deneuve dhe 99 femra të tjera franceze denonuan të martën reagimin e ashpër ndaj meshkujve, duke thënë se fushata ndërkombëtare kundër ngacmimeve seksuale ka shkuar deri në “puritanizëm” dhe se është ushqyer nga “urrejtja ndaj burrave”.
Pas akuzave kundër ish-producentit amerikan, Weinstein, miliona femra kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë historitë e tyre sesi janë ngacmuar seksualisht apo janë përdhunuar, duke përdorur “hashtag”-un “Metoo”.
Berlusconi vijon të udhëheqë partinë konservatore “Forza Italia” dhe pritet që të rikthehet fuqishëm në pushtet në zgjedhjet e 4 marsit, edhe pse ai personalisht e ka të ndaluar të marrë një post, pas dënimit të vitit 2013 për evazion fiskal.
Manjati miliarder i medias u shpall i pafajshëm në gjyqin për sulm seksual në vitin 2014, sepse gjykata vendosi se nuk mund të provohej se ai e dinte moshën e balerinës adoleshente të klubeve të natës, Karima El Mahroug, e njohur ndryshe edhe si “Ruby, rrëmbyesja e zemrave”.
Të tjera
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...
-
Pamje nga përlẹshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për viti...
-
Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mun...
-
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha kës...
-
Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një “rezervë kombëtare me bitcoin”
Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë...
-
Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqed...
-
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve në Maqedoninë e Veriut, i papranueshëm
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit ...
-
Lushtaku iu shkon për vizitë ish-krerëve të UÇK-së: Do të kthehen në mesin e popullit, drejtësia triumfon
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashi...