Lajme

Berlini ndalon flamujt e Rusisë e Ukrainës për “Ditën e Fitores”

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 07 May 2022

Policia në Berlin nuk do të lejojë që të shfaqen flamujt rusë dhe ata ukrainas në vendet përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore gjatë ngjarjeve që do të shënojnë përvjetorin e përfundimit të luftës në kryeqytetin gjerman.

Ata thanë se flamujt e republikave të vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk dhe simbolet e luftës ruse V dhe Z do të jenë gjithashtu të jashtëligjshme gjatë ceremonive të dielën dhe të hënën.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, shprehu indinjatën për këtë vendim, për të cilin ai tha se ishte trajtim i njëjtë si për viktimën si për agresorin në pushtimin rus të Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Jemi të tronditur që policia e Berlinit mori këtë vendim. Kjo është një shuplakë fytyrës së Ukrainës dhe popullit ukrainas”.

Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, ndërsa në Europën Perëndimore përfundimi i luftës përkujtohet më 8 maj.

Në një deklaratë të premten, autoritetet e Berlinit thanë se nuk dëshironin që mosmarrëveshja e fqinjëve të tyre europianë të ndikonte në politikën e vendit të tyre në 77 vjetorin e përfundimit të luftës.

“Është e rëndësishme të parandalohen provokimet dhe përshkallëzimi”, tha anëtarja e Bundesratit, Iris Spranger.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera