Lifestyle

Berlin, “puthje” nga pasarela

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 05 July 2017

Një nga të preferuarat e javës berlineze të modës, Lena Hoschek prezantoi në kryeqytetin gjerman koleksionin e saj “pranverë-verë” të mbushur me funde plot ngjyra e xhufka, bluza me lule e qëndisma, si dhe me vet shijen e folklorit hungarez.

Vet stilistja austriake nuk ishte e pranishme në shfaqjen e titulluar “Puthmë Piroschka”, por mesazhin që kishte për të përcjellë e dha me modelet, të cilat zbritën në pasarelë duke mbajtur në duar foto të zmadhuara, ku shihej se Hoschek është në javët e fundit të shtatzënisë. Për këtë arsye ka preferuar të qëndrojë në shtëpi, por audiencës në sallë i ka dërguar sidoqoftë disa puthje nga Vjena.

Ky është spektakli i fundit i këtij lloji në Berlin, i sponsorizuar nga Mercedes Benz, partner i shfaqjes prej një kohe shumë të gjatë. Industria e modës ka zbritur në kryeqendrën e Gjermanisë, me në fokus përpjekjet për ta afruar “look”-un e pasarelës sa më shumë që të jetë e mundur me konsumatorin e thjeshtë.

-Advertisement-

Një trend i tillë është vënë re së fundi edhe në qendra të tjera të mëdha të modës, ku vihet re gjithmonë e më shumë një orientim ndaj së bukurës, të kombinuar me praktikën dhe mundësisë që krijimet të jenë sa më pranë publikut të gjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera