Rozë

Berkani u përgjigjet komenteve: A e refuzoi vërtet Shpat Kasapin për bashkëpunim?

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 15 December 2025

Këngëtari shqiptar, Berkan Asllani, miku i ngushtë i Shpat Kasapit, ka reaguar publikisht ndaj komenteve të fundit ku pretendohej se ai kishte refuzuar një bashkëpunim me Shpatin para ndërrimit të jetës së këngëtarit.

I ftuar në emisionin “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, Asllani ka folur hapur dhe i prekur për këto deklarata, duke i quajtur ato akuza të pashpirt ndaj një situate tragjike.

Duke përdorur fjalë të forta, ai ka kërkuar t’u jepet fund spekulimeve, ndërsa ka sqaruar se me Shpatin kishin plane të përbashkëta, por të dy kanë qenë të zënë dhe nuk kanë arritur t’i finalizojnë.

-Advertisement-

Më poshtë citati i plotë i tij, pa asnjë ndërhyrje:

“Populli jonë që janë pashpirt ehde nuk janë njerëzor qysh e shfrytëzojnë këtë rast me thanë e ka reëfuzu. Ne kemi lënë shumë sene në gjysmë edhe po du me tregu se po lexoj komentet Berkani a refuzu bashkëpunimin me Shpatin, tash i ka ra pishman, JO! Këta sidomos edhe du ta cekni mirë pasi jam te ju. Për shkak se kemi qenë shumë afër hajt ma vonë hajt ma vonë, uën isha ai që më së shumti deshta të bashkëpunoj me Shpatin, po ai ishte shumë i zanun, ishte shumë i zanun dhe ai vetë kërkonte që ta bënim këtë, por hajt se do ta bëjmë se nuk na ka kalu në mendje që ndonjëri prej nesh mundet të thotë lamtumirë.

Kush do ta kishte mendu.. Kush e jep atë ndjenjë se nesër s’ka me jetu dhe do të vdes, e hajt po e bëjme më shpejt. A mundesh e ju dejtu naj shokut tënd ashtu. Edhe për vete me e thënë ai hidhërohet edhe pse jo dicka që u kujdeste për zemrën tem nuk e ka ditë që e kundërta ka me ndodhë në fakt unë isha me ma pak shanca për situatën që e kom jo ai. Se momentin që kishte thanë hajde unë kom edhe mesazhe edhe me lot i lexoja, dmth kaq janë populli jonë pashpirt edhe që nuk janë njerëzor qysh e shfrytëzojnë këtë rast me thënë “e ka refuzu”. Unë skom ck ame tregu privatësine mesazhet që i kam me Shpatin që ka hënë hajt kur të vi kemi me bo. Ne në ndërkohë kemi dërgu melodija njeri tjetrit, po ne s’kemi qenë asi njerz që me e kthy në marketing se ka qenë shpirtërore. Normal që nëse e kishim ndje parandje po as që e kemi mendu që mundet me ndodhë, kishim bërë shumë sene. Unë ta kisha ditë që kam një muaj jetë të gjitha dëshirat ja kisha plotësu menjëherë.”

Asllani ka bërë të qartë se lidhja mes tyre ishte miqësi e sinqertë dhe larg çdo interesi, ndërsa ka kërkuar respekt për Shpatin dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy