Lajme

Berisha: Tentimi për hapjen e Urës së Ibrit do ta vendos KFOR-in në mes të urës, mandej flasim për tema të ndjeshme

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 27 August 2024

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit  në veri të Mitrovicës nga Qeveria aktuale.

Ai në një intervistë për lajmi.net është shprehur se nëse tentohet të hapet Ura e Ibrit momentalisht, KFOR do të pozicionohet mes Urës dhe madje konsideron se mund të flitet vetëm për tema më të ndjeshme.

“Kryeministri Kurti dhe hapja e Urës së Ibrit janë tema të ndryshme sepse nuk janë të harmonizuara mes vete, sepse nuk ka një platformë të harmonizuar me partnerët ndërkombëtarë që e kanë rolin kyç në Kosovë. Derisa nuk është i harmonizuar vetëm sa do ta sjellë situatën deri aty sa KFOR të vendoset në mes të urës dhe mandej do të flasim për tema më  të ndjeshme për Kosovën se sa gjendja aktuale”, tha Berisha.

-Advertisement-

Tutje shtoj se vizitat nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Kameron që do ta zhvillojë në Beograd tregojnë qëndrimin e Serbisë në raport me Kosovën.

Tutje shton se është në pajtueshmëri me shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore por jo edhe të acarojë raportet me ndërkombëtarët.

“Vetë vizitat e Scholz dhe kjo që pritet e Kameron në Beograd  dhe mesazhet që dha Scholz në Beograd tregojnë se Qeveria serbe po mban një qëndrim të kundërt në raporte me Kosovën.

Jemi për shtrirjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë por jo për të acaruar raportet me ndërkombëtarët deri në atë masë sa diplomati amerikan t’i lutët Kosovës që jo  në këtë moment ë hapet Ura. “Nuk po themi që nuk duhet të hapet por s është moment i duhur tani”, u shpreh deputeti

Deputeti tregoi edhe arsyen pse s’ është momenti i duhur për hapjen e Urës së Ibrit, dhe për vizitën e Shefit CIA-së në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Pse nuk është moment i duhur e dimë nga marrëveshjet që ka arrit në vitin 2023 që secila prej tyre është më e dëmshme për Kosovën, janë antikushtetuese dhe cenojnë edhe integritetin kushtetues edhe territorial e politik të vendit. Vizita e shefit të CIAS ka pasur disa mesazhe. E para fakti që ka vizituar Bosnjën dhe Kosovën tregon se është duke u përqendruar në vendet që mund të shërbehen si vatra Krize në të ardhmen”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera