Sport

Berisha tallet me tifozët e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 05 October 2017

Etrit Berisha ishte heroi i takimit në ndeshjen Atalanta – Juventus, ndeshje që u luajt në Bergamo të Italisë.

Portieri shqiptar ishte në radhët e zikaltërve dhe pikërisht në fund të sfidës u shpall njeriu i ndeshjes, pasi arriti të priste penalltinë e goditur nga Paulo Dybala.

Pikërisht për këtë “gardiani” kuqezi është ngacmuar në çarterin e Kombëtares gjatë udhëtimit drejt Spanjës.

-Advertisement-

Newsport.al bën me dije se në çarter kishte rreth 130 vetë, ndër ta biznesmenë dhe tifozë të Juventusit.

Pikërisht për sfidën ndaj Atalantës shtatlarti i portës sonë ishte pyetur si ia kishte arritur të kuptonte krahun.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që ai nuk fliste fare dhe vijonte të luante lojën i qetë në tabletin e tij duke mos dhënë asnjë përgjigje.

Kujtojmë që në atë sfidë, nëse topi do të përfundonte në rrjetë, Atalanta do të mundej me rezultatin 2- 3 nga kampionët e Italisë, por falë cilësive të portierit tonë, ai takim përfundoi me rezultatin 2-2.

Image result for etrit berisha dybala penalty

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera