Lajme

Berisha, Ramës: Mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës – Vuçiq një Millosheviq i ri, një Putin i vogël

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 28 September 2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kërkesa e Ramës që në komunat e veriut të vendoset KFOR-i është djallëzore.

Berisha tha se këtë projekt Edi Rama për komunat e veriut të Kosovës e mbrojti për vite të tëra me shkëmbim territoresh, por sipas tij tani, ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë.

Berisha: Së fundi, PD dënon me forcën më të madhe çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e brendshme. Ajo i bën thirrje ndërkombëtarëve të mos lejojë këtë ndërhyrje, sepse në mënyrë absolute është e dëmshme dhe aspak e dobishme.

-Advertisement-

I bëj thirrje qeverisë së Kosovës, institucioneve të saj të bëjnë gjithçka për garantimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe serbëve, e minoriteteve të tjera në Kosovë.

I bëj thirrje policisë së Kosovës dhe i mbështes plotësisht, të garantojë rendin dhe sigurinë për qytetarët e republikës në të gjithë territorin e saj.

I bëj thirrje qeverisë së Kosovës, autoriteteve të shtetit të Kosovës, të japin çdo kontribut të mundshëm për arritjen e një marrëveshje e cila pengohet para së gjithave nga përpjekja e Beogradit për të garantuar një asociacion që vendos republikën serbe të Bosnjes në Kosovë.

Shtoj me këtë rast se një asociacion ekstra kushtetues do të ishte një thikë e tmerrshme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar në bazë të zhvillimeve të fundit të vendosë sanksione ndaj Aleksandar Vuçiq, njeriu që prej vitesh duhej të ishte në Hagë, si doktrinar gjenocidi, si autor i të gjitha akteve të dhunës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai sillet në Ballkan si një Millosheviq i ri, por në kohën e konfliktit, të sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, ai sillet si një Putin i vogël.

Mirëkuptoj çdo përpjekje për të orientuar Serbinë drejt perëndimit, por të vërtetat janë se qëndrimet që mban ndaj sanksioneve ndaj Rusisë, qëndrimet që mban ndaj Kosovës, me aktet konkrete që ai ka ndërmarrur muajt e fundit, dëshmon se ai mbetet një serbomadh, një Millosheviq i ri, një Putin i vogël, një armik i rrezikshëm i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera