Lajme

Berisha-Ramës: Mos e përçmo veriun, për 30 minuta të japim çfarë meriton…

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 11 May 2017

Ish-kryeministri Berisha iu drejtua me 3 mesazhe të forta kryeministrit Rama nga çadra para kryeministrisë për protestën e 13 majit që do të mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ai citoi 3 mesazhe për kryeministrin Edi Rama.
Mesazhi i parë

“Më duhet të të them një fjalë, cdo shqiptar nga veriu, jug, kudo të jetë duhet të jetë krenar me atë shqipe që i mëson nëna e tij. Dhe atij mund ti përqesh dialektin vetëm ai që nuk është shqiptar, mos përdor postin për ti përcmuar qytetarët, gjëja më e thjeshtë është të të japim atë që meriton në jo më pak se gjysmë orë”- tha Berisha.

-Advertisement-

Mesazhi i dytë

“Edvin së fundi ke marrë përsipër aktin më makabër, të bëhesh varrmihës i plularizmit, të bëj thirrje nëse të ka ngelur qoftë edhe një kuant i arsyes njerëzore hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje, nuk kanë lindur kurrë ata që varrosin plularizmin e shqiptarëve”- tha ai.

Mesazhi i tretë

“Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj, të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj prapë, Edvin cadra do të duket Everest, atëherë do shohësh ti se cila është cadra, do tmerrohesh, por aty të rrish se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore”- tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera