Lajme

Berisha: Rama si Enver Hoxha, s’ka skuadra pushkatimi por të përzë nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 29 April 2023

Ish-kryeministri, Sali Berisha, këtë të shtunë është ndalur në qytetin e Librazhdit, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shefki Çota, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.Gjatë fjalës së Berishës nuk munguan akuzat në drejtim të qeverisë Rama, teksa tha se jëmi vendi me pagat më të ulëta në rajon.

“Ne jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Sot ne jemi vendi me varfërinë më të dhimbshme në rajon. Por ama në vitin 2013 ishim vendi me rrogat më të larta në rajon. Ato rriteshin vit pas viti dhe me rritjen e tyre, rritej shpresa. Kurse sot, ndaj them ju votoni për veten tuaj, sot ndodhi që rrogat u ngrinë, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet në kushte tregu nuk i ngrin dot njeriu. Çmimet u rritën nga viti në vit dhe sot është shumë e dhimbshme. Vetëm nga rritja e çmimeve vitin e kaluar, çdo pensionist ka lënë dy pensione për ushqime më shumë se dy vite më parë. Ka shpenzuar, sipas ekonomistëve të pavarur, 430 mijë lekë ushqime më shumë. Sepse është dyfishuar çmimi i djathit, qumështit, mishit, zarzavateve, etj.

Çdo qytetar ka lënë një rrogë më shumë. A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ramës për rrogën e 13-të. Jo vetëm që nuk ua dha rrogën e 13-të, por u mori edhe rrogën e 12-të. Të mbështesësh më 14 maj përfaqësuesit e Edi Ramës, mbshtet varfërinë!”-tha Berisha.

-Advertisement-

Më tej, Berisha e krahasoi Ramën me Enver Hoxhën. Berisha tha se kryeministri nuk ka skuadra pushkatimi por sipas tij, ai po përzë shqiptarët nga vendi.“Në disa aspekte, absolutisht më shumë se vetë Enver Hoxha. Ju mund të thoni pse krahasoni? Shiko, Edi Rama nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka kampe përqendrimi, por Edi Rama ka përzënien nga Shqipëria. Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek. Po i përzë vetëm se e di që nuk e votojnë!

Ky njeri që ka të gjitha pushtetet, si u soll me ju? Së pari dyfishoi taksat e biznesit. Së dyti, çfarë bëri për fermerët e fshatit? Ekziston një shprehje e studiuesve të diktaturave dhe ata thonë se diktaturat ndalojnë kohën në kuptimin e moszhvillimit”, tha Berisha. /Opinion/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera