Lajme

Berisha: Në Koshare nuk ka kufoma të ushtarëve serbë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 29 May 2021

Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 22 vjet më parë varrosën në Koshare ushtarë serbë të vrarë në dyluftim.

Një xhirim nga autoritet e Beogradit po konsiderohet si dëshmi superiore me anë të së cilës po kërkojnë qasje në terrenin e betejës së famshme për t’i tërhequr eshtrat e ushtarëve.

Kryeprotagonisti i videos më të përfolur në Serbi, është njëri nga komandantët e UÇK-së, Hysen Berisha.

-Advertisement-

Sipas ushtarakut, kurdo që bëhen gërmimet në Koshare të cilat mund të ndodhin sapo organet e rendit të japin urdhrin, nuk do të ketë gjetje eshtrash aq më pak në vendin e videos.

“Kjo, meqë më 1999 pa ndodhur demiltarizimi i plotë i UÇK-së, një grup ndërkombëtarësh kishin ardhur e mbledhur mbetjet mortore të ushtarëve serbë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera