Lajme

Berisha: Naser Hafizi a është hajn? Ministri: Është në burg

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 02 December 2024

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu se “a është hajn” Naser Hafizi, drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në këtë ministri, i arrestuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Pasi Aliu përmendi punët që tha se janë bërë në ministrinë që ai e drejton, Berisha tha se e ka një pyetje.

“Naser Hafizi a është në burg dhe a është hajn?”, tha Berisha.

-Advertisement-

Ministri, doli në foltore për t’u përgjigjur shumë shkurt. “Naser Hafizi është në burg”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera