Sport

Berisha motivohet nga urrejtja dhe vërshëllimat e tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 21 November 2017

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha, ka një mesazh për tifozët kundërshtarë në A-League: “Vazhdoni të vërshëlleni”.

Sulmuesi kosovar ka insistuar se e motivojnë vërshëllimat e tifozëve kundërshtarë, gjë që e vërtetoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Perth Glory, shkruan Koha Ditore.

Ai shënoi gol në fitoren 2:0, kurse për 32-vjeçarin, ky ishte goli i tretë këtë edicion në pesë ndeshje të zhvilluara. Ai ia doli të shënojë ndaj Perth Gloryt me gjithë vërshëllimat e forta dhe fyerjeve që vinin nga tribunat sa herë që ishte në kontakt me topin.

-Advertisement-

Berisha është i urryer jo vetëm nga tifozët e Perth Gloryt, por edhe nga tifozët e skuadrave të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera