Berisha- LLV-së: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, do të hetoheni për zhdukjen e mostrave të Deharit
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 25 February 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar pas kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit.Kurti në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka thënë se Dehari është “viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”.
Por sipas Berishës, vetë LVV-ja i ka vrarë apo i ka shtyrë në vetëvrasje dy aktivistët e saj Arbnor dhe Astrit Dehari.“Revolucioni i ha bijtë e vet! Është normale një reagim me fyrje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje. Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare (vrasje për të ardhur në pushtet), është i pakët fjalori i “vrasësve revolucionar” që u ka ardhë dita!”, ka shkruar deputeti në Facebook, teksa ka kujtuar përplasjen e fundit me deputetët e LVV-së dhe ministren Albulena Haxhiu në Kuvend, lidhur me rastin Dehari.
Tutje, Berisha ka deklaruar se në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, LVV-ja do të hetohet për zhdukjen e mostrave të Deharit dhe për shumë vepra të tjera.“Po ju them këtu, meqë sot, kuvendin e Republikës së Kosovës (Tempullin e fjalës së lirë) e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i Kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...