Lajme

Berisha: Gara sipas statutit

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 22 July 2017

Ish-kryetari PD Sali Berisha ka certifikuar procesin zgjedhor ne Partine Demokratike duke folur per here te pare per situatën qe po kalon partia te cilen e ka drejtuar per dy dekada. I vetmi gabim ne kete proces qe njeh ish-kryeministri është caktimi i datës se zgjedhjeve nga dy nënkryetaret por sipas tij ky defekt u rregullua dhe statuti është respektuar.

 

Berisha ka theksuar se kritiket kane te drejte te kërkojnë dorëheqjen e Bashes, por statuti nuk vendos detyrime te tilla duke mbrojtur qëndrimin e Lulzim Bashes, dhe duke bere thirrje qe nga sot PD te bashkohet e te ndërtojë nje strategji per te fituar zgjedhjet. Sipas Berishës ne 25 qershor PD pësoi humbjen me te thelle ne historinë e saj, por ekzistojnë te gjitha mundësitë qe PD te ringrihet e te marre qeverisjen e vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera