Lajme

Berisha: Epoka që solli PD nuk ekziston më në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 23 December 2023

Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një takim me Forumin e Gruas të kësaj partie, se PD është në një betejë për jetë dhe vdekje për ekzistencën e saj.

“Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund. Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri”.

”Beteja e tyre kundër meje, në fakt ka qenë beteja ime kundër tyre. Në fakt ka qenë beteja e Sali Berishës kundër tyre. Sepse unë i detyrova ata të ndjekin çdo hap në rrugë antikushtetuese, antiligjore”, tha Berisha sa i takon autorizimit të Kuvendit për SPAK për masë sigurie arrest me burg apo shtëpie.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera