Sport

​Berisha e Zeneli e pësojnë keq nga hajdutët në Francë

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 04 August 2023

Gjatë një ndeshje miqësore në Valenciennes, dyshja nga Kosova e Stade de Reims, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha ishin pre e hajdutëve.

Në pasditen e të mërkurës (2 gusht), Valon Berisha dhe Arbër Zeneli luajtën një miqësore në Valenciennes me skuadrën e tyre Stade de Reims, raporton KosovaPress.

Gjatë kohës sa yjet e Kosovës ishin në ndeshje, disa hajdutë e shfrytëzuan këtë avantazh për të thyer shtëpinë e tyre, pasi që Zeneli e Berisha bashkëjetojnë.

-Advertisement-

Sipas prokurorit të Reims, Ludovic Andre, hajdutët morën dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë orë Rolex, të cilat së bashku e prekin shumën e 350 miijë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera