Berisha e Mavraj flasin para sfidës ndaj Norvegjisë
Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 23 March 2018
Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj ishin futbollistët e ekipit kombëtar të cilët sot dolën përpara mediave në vigjilje të përgatitjeve të miqësores Shqipëri-Norvegji, për t’iu përgjigjur interesit të mediave, shkruan infokusi.
Fillimisht Berisha sqaroi edhe problemin e një shqetësimi të tij fizik në kofshë gjatë këtij grumbullimi, duke theksuar edhe riaftësimin e tij të përditshëm për të qenë në dispozicion të skuadrës.
Sa i përket ekipit dhe grupit, Berisha citoi: “Jemi një skuadër në zhvillim, ku dhe ardhjet e reja do na ndihmojnë. Edhe trajneri është shumë i motivuar dhe herë pas here këtë na e transmeton edhe ne. Eshtë herët të flasim për sfidat zyrtare si Skocia, apo Izraeli siç edhe më pyesni, por mund të them që kemi treguar se ne si grup dhe me rritjen e lojës mund të bëjmë jo pak. Edhe të rinjtë e ardhur po ambjentohen dhe vetëbesimi tek ta do të rritet edhe më shumë. Në skuadër tashmë ka një kombinim shumë të mirë mes lojtarëve me përvojë dhe elementit të ri, dhe një gje e tillë do të shërbejë shumë. Nëse luajmë mirë, dhe punojmë shumë, rivalët në grup janë skuadra që mund të përballemi dhe mund ti kalojmë. Në lidhje me faktin se kush luan në portë, unë apo Strakosha, mund t’ju them që ky fakt nuk përbën asnjë problem. Kushdo që do të luajë, porta e ekipit kombëtar është e garantuar”,- theksoi Berisha, sot përpara gazetarëve.
Ndërkaq, mbrojtësi Mërgim Mavraj shtoi që porta dhe mbrojtja gjithmonë kanë qenë në avancë dhe shtylla kryesore e kësaj skuadre përfaqësuese: “Mbrojtja, përfshirë edhe portën kanë qenë gjithmonë sektorë shumë të rëndësishëm dhe të kompletuar në këtë kombëtare. Mendoj se skuadrës i duhen 11 liderë në fushë dhe jo një, ku gjithsecili merr përgjegjësitë e tij. Por ajo që mund t’ju them është se shoh një skuadër me klimë dhe me shumë dëshirë për tu rritur, dhe për këtë po punojmë shumë. Por, kjo skuadër nuk është përfunduar ende, nisur edhe nga fakti i lojtarëve që përmendet që janë të dëmtuar, dhe që nuk janë tani. Jemi në fillim të zhvillimit tonë. Nisur edhe nga përvoja që tashmë mbartim, tanimë luajmë më me shumë guxim dhe ku mënyra e lojës ka ndryshuar nga më parë.
Të rinjtë si prurje të reja kanë shansin e tyre të madh që u jepet, por edhe ne gjatë gjithë kohës duhet ti ndihmojmë në mënyrë që ata të rrisin vetbesimin e tyre”, – theksoi Mavraj. /infokusi.com
Të tjera
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...