Sport

Berisha i dërgon mesazh Canës pas tërheqjes nga futbolli

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 10 October 2017

Etrit Berisha e ka të vështirë ta pranojë largimin e kapitenit legjendar Lorik Cana

Para ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, kapiteni legjendar Lorik Cana u përshëndet me Kombëtaren shqiptare.

Këtë largim e ka të vështirë ta pranojë portieri Etrit Berisha, për të cilin thotë se e kishte lider në fushë dhe vëlla jashtë saj.

-Advertisement-

Krejt në fund, Berisha beson se Cana do të vazhdojë të kontribuojë sërish për kombin shqiptar.

“Kusho…Të them të drejtën të pranohet vendimi i tërheqjes tënde ishte i vështirë, sikur mbaja një lloj inati… Me veti do t’i mbaj kujtimet më të mira, një lider në fushë dhe vëlla jashtë fushe. Të falënderoj për gjithçka që kë dhënë për emocionet që na ke sjell, dhe duke qenë i bindur që do kontribuosh prapë për kombin tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera