Sport

Berisha befason të gjithë, kjo është ëndrra e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 12 October 2017

Etrit Berisha po kalon një moment pozitiv në aspektin personal pasi ka arritur të transformohet në një lider të padiskutueshëm te Atalanta pas 3 sezoneve në dritëhije te Lazio.

Tashmë portieri i lindur në Prishtinë është i gjithi në pronësi të skuadrës bergamaske ky synon të vazhdojë një rrugë të gjatë dhe të suksesshme.

Pas rikthimit në Bergamo për shkak të ndalesës së kombëtareve ku ai luajti titullar me Shqipërinë në Spanjë dhe kundër Italisë, tashmë është radha e ekipit zikaltër.

-Advertisement-

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Berisha thekson se vendi i katërt sezonin e kaluar është një arritje e jashtëzakonshme, por Berisha nukj kënaqet me kaq pasi synon që bashkë me Atalantën të regjistrojnë arritje edhe më të mëdha.

 

“Fillimi në kampionat ka qenë pozitiv ndërsa në Europa League kemi grumbulluar 4 pikë në 2 ndeshje. Nuk jemi mësuar të luajmë ndeshje çdo 3 ditë por falë trajnerit Gasperini kemi arritur të familjarizohemi me këtë kalendar. Ai të lejon të pushosh por në të njëjtën kohë të lejon të japësh maksimumin sepse kujdeset për çdo detaj. Fitorja ndaj Evertonit na bëri të kuptonim se jei në rrugën e duhur dhe mund të përbalemi si të barabartë edhe me kundërshtarë si Everton apo Lyon. Ëndrra ime është fitorja në Europa League. I kemi të gjitha mundësitë për ta kaluar grupin por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet e radhës”, thekson numri 1.

Në vijim ai përqëndrohet te penalltia që i priti Dybalas duke e pranuar me modesti se nuk bëri asgjë më shumë se herët e tjera kur ka pritur të tjera penallti.

Berisha shton më tej se futbolli italian është shumë i ndjekur në Shqipëri, madje zbulon një detaj duke e pranuar se shumë tifozë të Napolit në vendin tonë e falënderuan për atë penallti që i priti argjentinasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera