Berisha: As Ramiz Alia nuk guxoi ta merrte peng opozitën si Edi Rama
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 22 January 2022
Lideri historik dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe këtë të shtunë i është rikthyer akuzave ndaj Lulzim Bashës, duke e konsideruar një njeri të marrë peng nga kryeministri Edi Rama si pasojë e afera ekonomike që është përfshirë.
Nga “Foltorja” e Mirditës, ish-kryeministri Berisha tha se Shqipëria ndodhet sot në një monizëm dhe që situata që paraqitet është më e keqe se në vitin 1991.
“Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë. Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 për qind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 për qind më i madh se ai i diktatorit komunist. Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri. Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim”, tha Berisha.
Ai theksoi se as Ramiz Alia nuk e bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022, duke marrë peng opozitën.
“Alia nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor,” tha Berisha.
Lideri historik i demokratëve e konsideroi këtë një mënxyrë të vërtetë për kombin shqiptar që ka vetëm një qëllim që ta lejë këtë vend pa opozitë. Ai tha se qeveritë në çdo vend të botës bëjnë gabime dhe kanë një shkallë të caktuar korrupsioni, por është opozita ajo që u qëndron përballë, duke u vendosur në anën e qytetarëve dhe që ngrihet me guxim dhe i denoncon ato.
“Çfarë po shohim në së bashku këto tre muaj, shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë e njerëzve që i kanë ndërtuar me djersën e ballit me një vendim qeverie që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Çfarë po ndodh pse është mënxyrë pseudopluralizmi, 800 m2 katror në portin kryesor të Durrësit, në portin që ka të sintetizuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi. Tani duan të ndërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Kush kërkon të na shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën dhe Lulzim Kimikun”, tha ai./tch/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...