Lajme

Berisha: Albini s’do të dalë i pari, s’kemi vija të kuqe, kemi mendime të ndryshme me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 28 August 2024

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate thotë se subjekti politik i tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.

Ndërkohë, deklaron se Nisma ka diametralisht qëndrime të kundërta me ato të VV-së.

“Ne, asnjëherë nuk kemi pas vija të kuqe. Diametralisht kemi mendime të kundërta me VV-në për zgjidhjen e shumë problemeve… Ramushi ka qenë i qartë që punët dhe veprimet që i ka bërë Albini deri sot natyrisht që i ka shfrytëzuar mjeshtëri Vuçiqi dhe politika ruse, e cila është e interesuar për një destabilizim në rajon”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

-Advertisement-

Ai deklaroi se i gjithë koalicioni është i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk do të dalë sërish i pari në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm

Kemi qëndrime të kundërta në situatën në të cilën Kurti e ka pru vendin dhe e cila duhet të dalë nga kjo situatë. Bindja jo vetëm brenda koalicionit, por Albini nuk do të dalë i pari… Kosova për herë të parë përballet me një fushatë elektorale, ku në pyetje është platforma e partive e cila do ta ruan substancën e shtetit e cila po rrezikohet. Këtu i kemi ne dallimet”, deklaroi Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera