Fun & Video

I bëri një fotografi peizazhit, më vonë e kuptoi se kishte fotografuar edhe një person duke kërcyer (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 16 January 2018

Gavin Best po shëtiste në zonën periferike të Belfastit të Irlandës, kur bëri një fotografi peizazhit, pa ditur se në kuadër ka zënë edhe një njeri që kërcente mbi shkëmb.

Kur shkoi në shtëpi dhe po e shikonte në detaje, 43-vjeçari mbeti i mahnitur kur kuptoi se kishte pasur dikë përballë me krahë të hapur, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Fotografia e peizazhit

“Për një fotografi të mirë, duhet gjetur këndi i duhur dhe kombinimi me dritën. Por, unë që jam amator dhe nuk di, gjërat ndodhët vetvetiu”, ka thënë Best.

Njeriu mbi shkëmb

Shkrepja e rastësishme, ka bërë që fotografia të shpërndahet shpejtë në rrjete sociale, përmes së cilës po sfidohen miqtë, që të gjejnë edhe një element shtesë në këtë hapësirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera