Lajme

Berat Buzhala pas tekstit ku cilësohet si “kërcënim për demokracinë e Kosovës”: Portali drejtohet nga Elvis Hoxha

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 23 June 2023

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas një teksti të publikuar në një “faqe informative” të quajtur “Rrugapress.al”, ku në titull për të thuhet “Propagandisti, veprimet e të cilit kërcënojnë demokracinë e Kosovës”.

Buzhala ka thënë se ky “portal” udhëhiqet nga Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

“Qiky portal drejtohet nga Elvis Hoxha, këshilltari i Kurtit. Sipas tij unë e kërcënoj demokracinë e Kosovës. Tyben Elvis, Dejonë, Hysamedin, e krejttttt ju demokratët e rinj, qitu keni me më pasë”, ka shkruar Buzhala.

-Advertisement-

“S’kam ku shkoj. Në luftë qitu, para luftës qitu, mas luftës qitu”.

“Të hjekun, t’djegun, t’vramë. Nuk e di cka keni bo ju për këtë vend”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera