“Bëra atë që duhej”: 50-vjeçari shqiptar në Greqi v*et vëllain e gruas, dyshonte se ia kishte p*rdhunuar të bijën
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 11 January 2024
Një vrasje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar nga Shqipëria ka vrarë me armë zjarri vëllain e gruas së tij, 33-vjeçarin po ashtu shqiptar.
Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e posedonte në mënyrë të ligjshme – ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të bashkëshortes dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici duke pranuar krimin që ka kryer.
Në dëshminë e tij, ai ka treguar ngjarjen, ndërsa ka thënë: “Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”.
Ai tha se kishte filluar të dyshonte se kishte diçka që nuk shkonte pasi e bija, e cila ishte në shkollë dhe jetonte në një banesë studentore, i kërkonte vazhdimisht para dhe se nuk kishte paguar as qiranë.
“E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton vajza më telefonoi duke më thënë se nuk i kishte paguar qiranë, ndërkohë që unë dhe gruaja ime po dërgonim para rregullisht. Kur fola me vajzën për të kuptuar se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe më tregoi gjithçka që kishte kaluar me 33-vjeçarin që e përdhunonte dhe videot që ai i kishte filmuar, me të cilat e shantazhonte dhe i merrte paratë”, ka dëshmuar ai.
Siç kanë bërë me dije burime të sigurta për “gegonota.news”, 50-vjeçari me banim në Argalasti, ka vrarë vëllain e bashkëshortes së tij, pak minuta pas mesnatës së të martës, në zonën “Asteria” të Agrisë.
Dy burrat u takuan dhe pas një sherri verbal, 50-vjeçari duke përdorur një armë gjahu me tytë – të cilën e posedonte me leje – qëlloi dhe vrau vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas u dorëzua vullnetarisht në polici duke rrëfyer krimin që ka kryer.
Vrasja ka ndodhur në orën 12:28 pas mesnate dhe sipas informacioneve, viktima me banim në Volos ka rënë i vdekur me një plumb të vetëm. Nuk dihet ende se ku është goditur në trup.
Dyshimet janë se vrasja ndodhi pasi 50-vjeçari dyshonte se 33-vjeçari e kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare, e cila aktualisht raportohet se është 18-vjeçare. Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari ka thënë në polici se vendimin për vrasjen e kunatit e ka marrë qysh mëngjesin e së martës (9 janar) pas rrëfimit të vajzës së tij.
Autoritetet policore kanë konfiskuar armën, ndërsa ndaj viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia tha se i arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Kundërvajtjeve të Volosit.
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...