Beqiroviq bën thirrje që Bosnje-Hercegovina t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 22 October 2024
Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka thënë të martën në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Sërpska nëpër institucione shtetërore t’i ndihmojnë Bosnjës në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai e ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur në organizimin e sivjetmë të Procesit të Berlinit, se prej 1 janarit të vitit tjetër, shtetasit e Bosnje-Hercegovinës do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm me letërnjoftime.
Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.
Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së.
“Pas këtij vendimi të marrë nga Kurti, pres që edhe brenda Bosnje-Hercegovinës, kur është fjala për përfaqësuesit e entitetit të Republikës Sërpska nëpër institucione shtetërore, që të na ndihmojnë në marrjen e hapave adekuatë për t’i zbatuar plotësisht marrëveshjet që ka nënshkruar Bosnje-Hercegovina në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka thënë Beqiroviq, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili gjendet për vizitë në Bosnje.
Prej janarit të këtij viti shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Zonjës Schengen, por ende u duhet vizë për të hyrë në Bosnje-Hercegovinë, për shkak të kundërshtimeve të përfaqësuesve të entitetit serb, Republikës Sërpska.
Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Në konferencën për media, të mbajtur me presidentin e Shqipërisë, Beqiroviq e ka përshkruar Kurtin si “mik të mirë” dhe vendimin e tij për heqje vizash si “të pazakonshëm në këtë rajon”.
“Është e rëndësishme për gjithë Bosnjën dhe për gjithë rajonin, dhe ne duam të dërgojmë mesazh të rëndësishëm”, ka thënë Beqiroviq, kur ka bërë thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Një prej marrëveshjeve të arritura është edhe heqja e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, por ajo nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës.
Ratifikimi është bllokuar nga përfaqësues të autoriteteve të Republikës Sërpska, të udhëhequr prej partisë së Millorad Dodikut./REL
Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është njoftuar të fillo...
-
Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publiki...
-
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier
Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbr...
-
Azemi i LDK-së: Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së...
-
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë mbrëmje, më 25 tetor, në Akademinë P...
-
Reagon bashkëshortja e Agonis Tetajt: Fëmijët do të rriten me zhgënjim për sistemin që liroi vrạsësin e babait të tyre
Të enjten është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me ...
-
Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës
Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, ...
-
Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri
KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë p...
-
Dokumentet “e zhdukura”/ Gërvalla: Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reagoi sot pas...
-
Gjakovë: Pesë të mitur sụlmojnë bashkëmoshatarin e tyre
Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gja...
-
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojn...
-
Muharremi: Në rastin e Kosovës kur thuhet ka rritje 3.8% kjo nënkupton rreth 395 milionë rritje për një vit
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka treguar se cfarë nënkupt...